
Blanku nuk kërkon të hyjë në detaje ndaj kërcënimit të mundshëm që i bëri lojtarëve për të mos i paguar nëse s’luajnë mirë: “Ajo që thuhet brenda, mbetet mes nesh, - nënvizoi numri një bardhezi. - Prandaj nuk bëj komente, besoj te ky grup dhe në aftësinë e këtij stafi për të dhënë maksimumin në ndeshjet e fundit. Protestat e tifozëve ndaj nesh? Tifozët nuk përfaqësohen vetëm nga tre njerëz që vendosin një parrullë. E dimë që ka zhgënjim mes tyre, - vazhdon Blank, - por çdo gjë duhet bërë në mënyrë civile. Është një gjë që sistemi i futbollit duhet të reflektojë: nëse duam të hapim stadiumet për familjet, është e rëndësishme që njerëzit të vijnë në stadium dhe të bëjnë veprime civile edhe kur rezultatet nuk vijnë”.