Romë, 21 prill – Pas zbulimeve se kishte trukime të ndeshjeve të klubeve italiane të futbollit “Calciopoli” nga sezoni 2005/2006, Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) zyrtarisht ka filluar hetim të ri.
Klubet e reja në skandal pohohet se janë Interi, Palermo, Bologna, Caglari dhe Udinese, për të cilat ekzistojnë audioincizime.
“Në lidhje me procesin që po udhëhiqet në gjyqin e Napolit, nga prokuroria shtetërore sigurisht ndonjë ditë do të presim hetuesi të re, por FIGC është duke mbledhur dëshmi”, thuhet në komunikatën e Federatës italiane.
Hetimin e ka iniciuar Luciano Moggi, ish drejtuesi i Juventusit i cili së bashku me klubin e tij të vetmit ishin që kishin pësuar nga gjykimi i vitit 2006.
Reggina, Fiorentina, Milani dhe Lazio ishin dënuar vetëm me para.
Megjithatë në publik janë publikuar audioincizime, më saktësisht rreth 75 persona pritet të pësojnë njëjtë sikur Moggi, dhe mund të suspendohen edhe disa klube të Seria A.