15 prill 2010

Kinezët ndjekin Liverpool, Benitez kushti kryesor

Juventus i ka dërguar ultimatum ndërsa Reali e kërkon me këmbëngulje por Rafael Benitez nuk dëshiron asgjë tjetër përvecse skuadrës së Liverpool.

Në një intervistë për gazetën “As”, menaxheri i lojtarit Manuel Quillon pranon kontaktet me skuadra të ndryshme por shton se Rafa dëshiron të qëndrojë tek Liverpool deri në vitin 2014.

“Një grup i fuqishëm kinez ka kërkuar klubin por vendosi si kusht qëndrimin e teknikut”, shprehet menaxheri.

Nëse kjo është e vërtetë, nuk do ketë probleme për teknikun spanjoll, i cili nuk ka arritur të sjellë ne “Anfield Road”  titullin që mungon prej dy dekadash.