Humbja me Interin mbrëmjen e së premtes ishte e 13-ta për bardhezinjtë, duke barazuar rekordin e sezonit 1960-’61.
Në fakt, që sezoni i “Zonjës” do të ishte një katastrofë e vërtetë, kjo u pa që në fillim. Por dështimi i të premtes në mbrëmje kundër rivalëve të përjetshëm të Interit (2-0 në “San Siro”), e 13-ta në këtë sezon, përbën në vetvete një rekord. Negativ...
Një shifër të tillë humbjesh në një kampionat Juventusi nuk e kishte regjistruar që në sezonin e largët 1960-1961. Rekord që kishte mbetur i pathyer prej 50 vitesh dhe që tani u barazua. Megjithatë, deri në fund të kampionatit janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur. Kështu që mos u habisni nëse vendoset një rekord i ri.