
Grupi “Viking”, tifozë të “Zonjës së Vjetër” banorë të Milanos, kanë sulmuar me vezë dhe kore fyese kundër lojtarëve në momentin kur këta po zbrisnin nga autobuzi i tyre për t’u akomoduar në hotel.
Juventus ndodhet në Milano për përballjen e ditës së sotme ndaj Interit në San Siro, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 34-ët të Serisë A.