Luçiano Moxhi thekson se disa të përditshme ndjekin një politikë kundër Moxhit dhe kundër Juves: “Kur u tha se është folur me gjyqtarët, më gjetën përgjimet ku kisha folur me ta.
Unë sfidoj ‘Corriere della Sera’-n të më gjejë një përgjim ku unë kam folur me gjyqtarë, ndërsa tani në 75 përgjime gjenden shumica e atyre që kanë marrë tituj.
A mund të quhet ky titulli i të ndershmëve? Do të jetë ende titulli i të ndershmëve, por… prokurori në 2008 ka thënë: ‘Më vjen keq, por nuk ekzistojnë telefonata të Interit’.
Tani do të doja të dija se çfarë thotë, pasi ka parë gjithë këto telefonata…”. Moxhi ka folur edhe për detaje të përgjimeve: “Faketi ka telefonuar para ndeshjes së Interit për të biseduar jo për femrat, as për filmat, por për diçka që kishte të bënte me ndeshjen, treshen e gjyqtarëve të takimit.
Ka thënë saktësisht: ‘Më sillni numrin një’. Numri një ishte Kolina”.
Sipas Moxhit, objektivi i vërtetë i “Calciopoli”-t ishte “Të eliminonin një klub, që praktikisht i shqetësonte të gjithë: ‘Të na hiqen qafe ata dhe pastaj ne mund të bëjmë ç’të duam’”.
Fjalë mjaft të ashpra edhe në drejtim të Xhon Elkan: “Rezultatet nuk i japin të drejtë.
Sigurisht, tifozët ishin mësuar me një skuadër fituese dhe tani ajo skuadër nuk është më.
Është një skuadër e gjithë për t’u rindërtuar, falë Xhon Elkanit”.