
Është spekuluar se pas këtij sezoni zhgënjyes të Juves, Del Piero do të mund të largohej drejt SHBA-ve, për t’u lënë vedn lojtarëve të rinj, por është vetë legjenda juventine qe mohon këto spekulime.
“Të dashur miq, për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja që i kam marrë ditëve të fundit unë ju them: ‘Po, është e vërtetë. Unë do të shkoj në SHBA….për një pushim. Por, natyrisht se do të kthehem përsëri”, shkroi Del Piero në facebook dhe faqen zyrtare të tij. /