
Dëmtimi në gju më bëri të mendoj se mund të humbisja Botërorin dhe sezonin, - shpjegon sulmuesi bardhezi. - Qëndrova jashtë pesë muaj, nuk ishte një gjë e lehtë. Është e qartë që dy golat që shënova kundër Barit, përfaqësojnë para së gjithash një sinjal për Marçelo Lipin.
Është e kotë pastaj të nënvizoj që nga ana tjetër jam i kënaqur që e ndihmova skuadrën të fitojë pas një periudhe jo të lehtë. Megjithatë jam shumë i lumtur nga fakti që trajneri Lipi më ka telefonuar disa kohë më parë për të mësuar sesi isha dhe për të më konfirmuar stimulin e tij ndaj meje”. Prania në fushë e Iakuintës, ka ndihmuar edhe Diegon të shpërthejë, autor i një paraqitjeje të mirë: “Kur luaj, sigurisht që përpiqem gjithnjë t’i jap thellësi skuadrës në fushë dhe të krijoj hapësira për mesfushorët, - vazhdon Iakuinta. - Diego luajti shumë mirë dhe më dha një pasim të bukur për gol. Sidoqoftë, arsyeja kryesore e sezonit tonë negativ, janë dëmtimet e shumta”.