22 prill 2010

Objektivi Kjaer, duhet të sakrifikohet Ekdal

Juventusi vazhdon që të ndjekë mbrojtësin e Palermos, Simon Kjaer (21), dhe si konkurentë të fortë kanë Manchester Cityn të cilët janë poashtu të interesuar.

Juventusi ka planifikuar një takim me zyrtarët e klubit Sicilian më datë 1 Maj, dhe do të mundohen që të bindin Zamparinin me një ofertë shkëmbimi.

Pritet që Zonja e Vjetër të ofrojë Albin Ekdal si pjesë e marrëveshjes për Kjaer, Ekdal adhurohet shume nga Zamparini, ai për momentin është i huazuar në Siena.