Juventus shtrengon kohen.
Drejtuesit e klubit bardhe e zi tani kane pak shpresa per te arritur ne vendin e katert ne serine A.
Megjithate negocimet per te sjellur ne drejtimin e skuadres teknikun spanjol te Liverpulit, Rafa Benitez vazhdojne.
Ne kontakt jane presidenti Blank dhe agjenti i Rafa Benitezit, Kuillon.
Pergjigja nga tekniku i Liverpulit duhet te vije brenda javes.
Njohja e emrit te teknikut te ri do ti hap rrugen atij projekti per perforcimin e Juventusit, per sezonin e ardhshem, ku korrigjimet duhet te bene net e gjitha departamentet e skuadres.
Nese pergjigja nga Rafa Benitez nuk do te vije, Juventus do ti kthehet pistes-Prandeli.
Alegri i shkarkuar nga drejtimi i Kaljarit eshte nje tjeter alternative.
Nese nuk arrin Rafa Benitez, Juventus do te kerkoje dhe per nje drejtor te ri sportive: Secco eshte drejt largimit, ate mund ta zevendesoje Xhorxho Perinetti.
Ide te qarta jane per linjen e sulmit, reparti qe ka vuajtur me shume gjate ketij sezoni.
Me i spikaturi eshte Amauri.
Nevojitet nje tip sulmuesi qe garanton te pakten 20 gola ne sezon dhe identikiti qe zbulohet eshte boshnjaku Edin Dzeko.
Por si alternative eshte dhe sulmuesi i Sampdorias, Pazini.
Per te sjellur Dzekon ne Torino duhet investuar te pakten 30 milion euro, por dhe ne kete rast duhet fituar rivaliteti dhe konkurenca me Bajern Munih.