Juventusi po përgatit revolucionin në repartin ofensiv, ku pritet që të ndryshojë gjithçka.
Pas Trezegesë, i cili ndiqet nga Milani, në merkato do të nxirren edhe Amauri, Iakuinta dhe Xhovinko.
I vetmi që do t’i “mbijetojë” spastrimit është Del Piero.
Objektivi kryesor për përforcimin e sulmit është Fernando Torres, ndërsa si alternativa të spanjollit cilësohen Edin Xheko dhe Pacini.
Një tjetër afrim pritet të jetë Van Persi: për holandezin flitet se Juve do t’i ofrojë Arsenalit në shkëmbim Bufon dhe Melon.