Trajneri i Olympique Marseille, Didier Deschamps pranoi se do të ishte i kënaqur nëse Juventusi do ta ftonte ta merrte drejtimin e klubit, megjithëse është mjaft i kënaqur me punën në klubin francez.
Deschamps e udhëhoqi Juventusin pas aferës së njohur që e çoi skuadrën torineze në Serie B, dhe u largua nga klubi pasi që i siguroi kthimin në elitë. Francezi u shpreh se do të pranonte ftesën nga “zonja e vjetër”.
“Kurrë mos thuaj kurrë, por atje vazhdojnë të jenë disa njerëz në pozita, të cilët kanë punuar edhe kur kam udhëhequr ekipin e parë. Po të isha në vendin e tyre, nuk do të dëshiroja të kthehesha. Aktualisht jam i kënaqur në Olympique Marseille, por Juve do të mbetet gjithmonë Juve. A do të kthehesha? Po”, është e qartë përgjigja e ish-lojtarit të kombëtare franceze.