Që klubi bardhezi ëshstë në krizë të plotë, këtë askush nuk e mohon dot. Madje shifrat flasin më qartë për rekordin negativ të “Zonjës” në këtë sezon.
Ja disa të dhëna në shifra. Humbja e fundit (3-0 me Udinezen) ishte e 12-ta në këtë kampionat për bardhezinjtë dhe e 16-ta sezonale (rekordi negativ regjistrohet në sezonin 1961-’62 me 19 humbje gjithsej). Ishte e dhjeta humbje jashtë fushe (rekordi negativ është në sezonin ’63-’64, me 11 humbje në transfertë).
Dështimi në Udine ishte i 19-ti rresht ku bardhezinjtë pësojnë të paktën një gol, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e klubit. Në 44 ndeshje gjatë këtij sezoni në të gjitha veprimtaritë Juventusi ka shënuar 62 gola dhe ka pësuar po aq. Një nga “vrasësit” e “Zonjës” në “Friuli”, Di Natale, ka shënuar 22 gola në kampionat, aq sa pesë sulmuesit bardhezi të marrë së bashku!