23 prill 2010

Marotta: Benitez zgjedhja e duhur për Juventusin

Drejtori sportiv i Sampdoris, Giuseppe Marotta mendon se menaxheri aktual i Liverpoolit Rafa Benitez do të ishte zgjedhja e duhur që të drejtojë Juventusin për stinorin e ardhshëm.

Spanjolli ka kohë që është lidhur me një kalim tek Juventusit sipas mediave, dhe shumica e analistëve kanë shprehur mendim pozitiv rreth kalimit të tij në Juventus pas këtij dështimi total të stinorit.

"Benitez është njëri nga trajnerët më të mirë, dhe nëse drejtorët e Juventusit e zgjedhin atë atëherë ata do të kenë bërë një potez shumë të mirë," tha Marotta per Radio 1.

Marotta poashtu është lidhur me një kalim tek Juventusi gjatë kësaj vere, mirëpo ai insiston se e ardhmja e tij do te jetë e pavendosur deri në fund të këtij stinori.

"Unë do të flasë për të ardhmen time pas përfundimit të kampionatit. Tani për tani unë jam i koncentruar tek 4 ndeshjet e fundit, dhe sigurisht, arritja e një vendi në Ligën e Kampionëve do të ishte një arritje e madhe për Sampdorian," konkludoi ai.