
Gjithçka dukej e bërë: në verën e 2009-ës ka pasur edhe një takim me Zhan Klod Blankun. Pastaj ishte vetë Garrone që bllokoi nisjen e drejtuesit të tij. Tashmë, me deklaratat e fundit, “topi” kalon te vetë administratori i deleguar i Sampit, të cilin klubi bardhezi e kërkon me ngulm për t’i dhënë jetë rithemelimit të skuadrës.
Marota erdhi në Gjenovë në 2002-in dhe ka një kontratë që i skadon në qershor 2011-të. Dhe dje nga ai nuk ka ardhur asnjë përgënjeshtrim. Drejtori i përgjithshëm i Sampdorias, parapëlqen të mos i komentojë zërat që janë gjithnjë e më shumë këmbëngulës për një kalim të tij te “Zonja e vjetër: “Për të ardhmen time do të flas në fund të kampionatit, - nënvizoi ai.
-Në këto momente jam i përqendruar te katër ndeshjet e fundit dhe sigurisht Sampdoria ka përfaqësuar dhe përfaqëson një objektiv të rëndësishëm për mua”. Një jo përgënjeshtrim, që thotë në të vërtetë, shumë mbi konkretizimin e vërtetë të hipotezës bardhezi.
Ndërkohë Garrone nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e Xhixhi Del Nerit dhe bisedimet për rinovimin e kontratës: “Jemi të gjithë të përqendruar te arritja e një vendi në Champions Ligë”.