Pak ditë më parë, FIGC konfirmoi se do të rihapë hetimet e të ashtuquajturit ‘Calciopoli II’, pas dëshmive të reja të ofruara në gjykatën e Napolit, ndërsa këto hetime do të zhvillohen gjatë Kampionatit Botëror, në kohën kur kombëtarja italiane do të ketë punë në Afrikën e Jugut.
Kjo do të jetë një goditje e rëndë për kombëtaren italiane, pasi që dihet se këto hetime do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në suksesin e Italisë në Botëror.
Gjithashtu pritet që vendimet e reja rreth hetimit të ri të merren gjatë Botërorit, gjë që nuk është e mirëpritur në qarqet Azzure.
Seanca e radhës gjyqësore e gjykatës së Napolit për Calciopolin zhvillohet më 27 prill, seancë e shtyrë nga 20 prilli, e që do të mbahet një ditë para takimit kthyes, Barcelona – Inter në Ligën e Kampionëve