Pasi pa Juventusin e tij të humbiste nga Interi për shkak të largimit të Sissokos, trajneri Alberto Zaccheroni nuk e kupton arsyen e kartonit të parë të verdhë ndaj Sissokos.
“Unë nuk e kuptoi ndëshkimin e parë të Sissokos,” deklaroi ai për SkySport.
“Unë e pranoi që ndëshkimi i dytë ishte i drejtë mirëpo nuk e kuptoi atë të parin.”
“Në këto ndeshje të rëndësishme, është turp që një vendim i tillë të ndryshojë rrjedhën e lojës.”
“Unë gjithmonë kam menduar se është lojtari ai i cili bëhet protagonist i ndeshjes e jo gjyqtari.”
“Lojtarët treguan një shpirt luftarak dhe u munduan që të jenë sa më të mirë dhe që mos lejonin hapësirë kundërshtarit. Mirëpo, Interi edhe një herë e tregoi superioritetin e tij.”
Trajneri më pas u pyet edhe pse sakrifikoi Del Pieron përpara Diegos pas largimit të Sissokos. “Ishte një nga ndeshjet më të mira të Diegos, që nga ardhja ime këtu. Për këtë arsye unë pata dëshirë që t’i besojë deri në fund.”