29 prill 2010

Juventusi nuk llogarit më në Camoranesin

Torino, 29 prill - Mauro Camoranesi (34) në fund të sezonit me siguri do të largohet nga Juventusi. Këtë e pohon agjenti i tij, të cilit udhëheqësia e klubit i ka preferuar që mesfushori të gjejë ndonjë mjedis tjetër. Argjentinasi i lindur, i cili ka shtetësi italiane dhe i cili që nga viti 2003 është duke e mbajtur fanellën e “azzurëve”, në ekipin nga Torino luan që nga viti 2002, ndërsa edhe pse kontratën e ka edhe për një sezon të plotë, si duket ai do të largohet nga “Zonja e Vjetër”. Tani për tani dihet se për Camoranesin më së shumti është duke u interesuar ekipi i Marseille.

Juventusi dëbon Camoranesin

Agjenti i mesfushorit Mauro Camoranesi ka zbuluar se Juventusi më nuk do të llogaritë në shërbimet e klientit të tij.

Në takimin e mbrëmshëm në Torino, drejtuesit e Juventusit kanë porositur agjentin e tij të kërkojë një klub të ri për lojtarin e kombëtares italiane, pasi ata nuk dëshirojnë ta ketë atë në radhët e veta.

“Mauro më nuk është pjesë e planeve të Juventusit. Kam marrë porosi nga drejtorët për të gjetur një ekip të ri për të”, ka thënë agjenti.

Camoranesi, i cili ka edh enjë vit marrëveshje me Juven, tashmë një kohë të gjatë është cak i disa klubeve franceze, mes të cilave edhe Marseille që drejtohet nga ish-trajneri i Juventusit, Didier Deschamps.