La Gazzetta dello Sport pohon se kapiteni i Juventusit Alessandro Del Piero seriozisht mendon që në fudn të sezonit për herë të parë të largohet nga Seria A dhe të shkojë në MLS ligën e futbollit amerikan.
Edhe një sezon vlen marrëveshja e Del Pieros me klubin torinez, megjithatë, ikona e Juventusit është i gatshëm ta ndërpesë bashkëpunimin për disa arsye, por jo vetëm për shkak të ofertës së New Your Red Bulls.
Në fakt 35 vjelari Del Piero e kupton se duhet ta lehtësojë buxhetin e klubit të cilin edhe vet në një farë mënyre po e ngarkon, dhe mendon se mbetja nuk i bën asnjë shërbim klubit.
Megjithatë, e di se do at ketë të vështirë të ndahet nga Juve pasi është njeriu më i dashur i tifozëve që nga vitit 1993 kur kishte ardhur te Juventusi.
Shkuarja e Del Pieors në SHBA nuk do të jetë i pari lojtar i Juventusit që atje e përfundon karrierën.
Në vitin 1984 kishte nënshkruar për Toronto Blizzard, futbollisti Roberto Bettega