15 prill 2010

Marchisio këshillon Balotelin: Të marrë shembull nga Mesi

Klaudio Markizio fillon të nxehë supersfidën e së premtes mes Interit dhe Juventusit, duke këshilluar sulmuesin e rivalëve, Mario Balotelin: “Mario, për të qenë pjesë e Kombëtares duhet të jetë më i qetë në fushën e lojës dhe të punojë më mirë për skuadrën. Talenti nuk i mungon, por tani duhet të fillojë ta vërë në punë atë edhe për dhjetë shokët e tjerë në fushë që e rrethojnë. Për mendimin tim, ai duhet të marrë shembull nga Lionel Mesi. Sfida me Interin? Do të jetë e fortë dhe neve na duhet të fitojmë edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Pas këtij takimi, kampionati ynë mund të marrë një rrjedhë tjetër, pasi sezonit po i vjen fundi, ndërsa vendi i katërt mund të na largohet”, - përfundoi mesfushori i Juventusit, Klaudio Markizio.