Agjenti i portierit bardhezi ka mohuar zërat që e largonin klientin e tij nga Torino në përfundim të këtij sezoni.
“Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë mbi mundësinë e një largimi të Xhixhi Bufon nga Juventusi. Ai nuk do të largohet”, pohoi menaxheri i “gardianit” bardhezi, Silvano Martina, për “calcioercatoweb”. Ai shtoi se të gjithë në Torino e mbajnë në buzë emrin e portierit italian.
“Në jetë nuk ka asgjë të sigurt, ndoshta mund të vijë një ofertë e madhe. Por deri tani nuk ka ardhur dhe me siguri Bufon do të qëndrojë te Juventusi edhe për sezonin e ardhshëm”, theksoi Martina. Tre javë para fundit të Serisë A “Zonja” gjendet në vendin e gjashtë, gjashtë pikë pas Sampdorias së vendit të katërt.