Londër, 20 prill - Pluhui nga vullkani mbi qiellin e Evropës, ka penguar trajnerin e Chelsea, Carlo Ancelotti për të shkuar në Napoli, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për “Calciopolio”.
Ish trajneri i Milanit, ka qenë i ftuar si dëshmitar në kurdisjen e rezultateve në Serinë A, duke përzgjedhur gjyqtarët në sezonin 2005/2006.
Lidhur me këtë aferë, Massimo Moratti është i trishtuar nga supozimet se në këtë aferë është i përfshirë edhe Interi, duke u frikësuar se këto mund ta dëmtojnë reputacionin e klubit të vet.
Tifozët e Juventusit, disa edhe të Interit, kërkojnë që titulli i këtij sezoni t’i merret Interit, pas rënies automatike të Juventusit nga Liga e parë italiane.