Në rast se trajneri spanjoll vendos t’i bashkohet klubit nga torino në fund të këtij sezoni, do të marrë me vete edhe sulmuesin hollandez, një nga lojtarët e tij të preferuar.
Më parë ishte folur për Fernando Torresin si futbollistin që do të vishte fanellën bardhezi, por kjo mundësi ra pas ofertës prej 70 milionë eurosh të Mançester Sitit për bomberin e kombëtares spanjolle. Vlera në merkato e Dirk Kajt, 30 vjeç, llogaritet rreth 16 milionë euro.
Por kjo shumë mund të ulet, duke parë se marrëveshja e lojtarit me Liverpulin përfundon në janarin e ardhshëm. Nga ana tjetër, nëse Benitez ulet në stolin bardhezi (e bashkë me të vjen në Torino edhe Dirk Kajt), atëherë sulmuesi Amauri nuk do të largohej nga Juventusi. Kjo pasi braziliani (i natyralizuar së fundi si italian) pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll, i cili e ka kërkuar te Liverpuli.