Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, është lidhur me një kalim në SHBA ku ekipi i New York Red Bulls ka shprehur interesim për italianin.
La Gazzetta dello Sport shkruan se sulmuesi 35-vjeçar ka marrë një ofertë joshëse nga klubi i ligës MLS dhe është duke menduar seriozisht për t’u transferuar atje.
Kapiteni i Juves ka edhe një vit kontratë me Juventusin, por mediat italiane zbulojnë se sulmuesi është i gatshëm ta ndërpresë kontratën. Del Piero është i vetëdijshëm se Zonja e Vjetër ka nevojë për një rikonstruktim të madh këtë verë dhe ndjen se ai mund të jetë tepricë nëse qëndron në klub.