
Bianconerët janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi Alberto Zaccheroni do të drejtojë ekipin vetëm deri në fund të këtij sezoni. Mirëpo, menaxheri i brazilianit Antonio Caliendo ka insistuar se klienti i tij është i përqendruar vetëm në Kampionatin botëror.
“Dunga nuk mendon rreth largimit nga Kombëtarja braziliane. Ai është i përqendruar vetëm në Kampionatin botëror”, deklaroi Antonio Caliendo.