17 prill 2010

Mascherano mbetet në Liverpool

Javier Mascherano ka insistuar se dëshiron të mbetet në Liverpool. Kapiteni i Argjentinës spekulohet se kërkohet nga Juventusi, mirëpo ai ka theksuar se nuk planifikon të largohet nga Anfield Roadi.

“Liverpool e di se dua të mbetem. Mendoj se nuk ka shumë klube në botë me histori dhe tifozë si Liverpooli. Jam i vetëdijshëm rreth kësaj. Të gjithë futbollistët ende besojmë se mund të fitojmë tituj këtu dhe t’i bëjmë krenarë tifozët tanë”, deklaroi Mascherano për LFC Weekly.