Torino, 22 prill – Siç njoftojnë mediat italiane gjatë verës trajneri aktual i Liverpoolit, Rafael Benitez do të udhëheqë klubin e Juventusit nga Torino.
Para disa muajve Benitez ishte bërë favoriti kryesor i Juves pas krizës që kishe pasur në vitet e fundit kur ishte larguar nga Liga e Kampioneve, kurse me shuam vështirësi po garon edhe në Seria A të Italisë.
Të hënën janë zhvilluar biseda serioze në relacionet Juventus-Benitez.
Në këto bisedime mësohet se Beniotez i ka caktuar kushtet me të cilat do të shkonte te Juve.
Ai kërkon nga 4.5 milionë euro për sezon, ndihmës i tij të jetë Mauricio Pellegrini kurse trajner për përgatitje fizike Paco de Miguel dhe Antonio Pintus, i cili aktualisht punon në West Ham.
Ai gjithashtu ka kërkuar të sjell edhe ndonjë skaut nën krahët e Juventusit.
Mediat angleze kanë shkruar se Benitezi ka kërkuar që te Juve të marrë edhe Frenando Torresin.
Pyetje është se çfarë prej këtyre kërkesave dëshiron t’i përmbushë Juventusi.