23 prill 2010

Benitez i jep planin e tij Juventusit

Rafa Benitez I ka dhënë një raport mbi planin e tij kryesisë së Juventusit, duke u bazuar në Tuttosport.

Pika e parë në agjendën e tij është që të rregullohet reparti mbrojtës. Bianconerët kanë pranuar 49 gola në Seria (më shume se skuadra kah fundi I tabelës, Atalanta).

Benitez I cili është afër kalimit në Juventus, ka raportuar klubin se ai dëshiron që në mbrojtje të ketë dy mbrojtësa qendror Top-Class dhe dy anësor me kualitete që ti përshtaten formacionit 4-4-2.

Me sa duket Juventusi I ka marrë parasysh udhëzimet e tij dhe tani janë duke biseduar me Zamparinin për çështjen Kjaer. Ai do të ishte mbrojtësi I mirëseardhur për Benitezin.

Poashtu edhe mbrojtësi I Arsenalit, Bacary Sagna është lidhur me një transferim drejtë Juventusit. Francezi është afër kalimit nga Arsenali, të cilët janë duke u menduar që të marrin mbrojtësin e Ajaxit, Gregory van der Wiel.

Mirëpo Benitez do të preferonte të mbante Martin Caceresin.