Pas gati gjysmë shekulli, një përfaqësues i familjes Anjeli rikthehet në postin më të lartë të klubit me më tepër trofe në Itali.
Andrea Anjeli do të jetë presidenti i ri i Juventusit. Zyrtarizimi do të bëhet nesër gjatë asamblesë së “Exor”, që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të shoqërisë. Kështu, pas rreth 50 vitesh një përfaqësues i familjes së njohur italiane rikthehet në krye të klubit. I fundit ishte i ati i Andreas, Umberto, në sezonin 1961-1962.
Sipas këtij lajmi, edhe pse ende të pakonfirmuar zyrtarisht, presidenti aktual, Zhan-Klod Blank, do të marrë postin e administratorit të deleguar, Bepe Marota me shumë mundësi drejtor i përgjithshëm dhe Rafa Benitez në krye të stolit. Një tjetër emër që rikthehet është Pavel Nedved, i cili do të jetë përgjegjës i sektorit të të rinjve dhe mbi të gjitha, këshilltar personal i Anjelit.