17 prill 2010

Montero: Juventusi nuk e meritoi të humbiste

Ish mbrojtësi i Juventusit, Paolo Montero ka insistuar se Bianconerët nuk e merituan të humbisnin në Derbi d’Italia kundër Interit.

Skuadra e Jose Mourinhos u rikthye sërish të pozitën e parë në Serie A pas fitores kundër Juventusit 2-0, ku Juventusi gjatë shumicës së kohës luajti me 1 lojtarë më pak.

“Juventusi nuk e meritoi të humbiste për shkak se ata luajtën mirë dhe me karakter,” tha Montero për Tuttojuve.com.

“Bianconerët duhet të ngushëllohen me lojën e mirë të tyre edhe pse humbën,” tha ai.

Juventusi momentalisht gjindet në pozitën e 6 në Serie A, dhe ata mund të rrëzohen edhe më poshtë në rast se Napoli arrinë të mposhtë Barin nesër.

Montero tha se këto gjëra në futboll ndodhin, ai citohet të ketë thënë se do të ishte mëkat nëse Juventusi nuk do të arrinte të kualifikohej për Ligën e Kampionëve.