Juventus lëviz i vendosur drejt Rafael Benitez.
Për trajnerin aktual të Liverpulit, sikurse ka bërë të ditur dje e përditshmja angleze, “Daily Mail”, është tashmë gati një kontratë, ku bëhet fjalë për kushte faraonike.
“Zonja e Vjetër” mësohet se është e gatshme t’i ofrojë Benitezit një rrogë vjetore prej 4,5 milionë eurosh në sezon.
Po ashtu janë parashikuar edhe 70 milionë euro të tjera të disponueshme për blerjet në merkato.
Por gjithçka do të jetë e mundur vetëm nëse Juve do të kualifikohet për në Champions League.