Mediat britanike raportojnë se Rafa Benitez ka arritur një marrëveshjen me Juventusin, ndërkohë që sulmuesi Fernando Torres mund ta shoqërojë në Torino.
E përjavshmja “Mail on Sunday” shkruan se kontrata mes trajnerit portugez dhe klubit italian do të nënshkruhet brenda kësaj jave, duke shtuar se Fernando Torres ka lëshuar sinjale afrimi ndaj “Zonjës”. Bomberi i kombëtares së Spanjës është shprehur për tabloidin “News of the World” se dëshiron të provojë përvoja të reja larg Premier Ligës, me të cilën “është ngopur”.
“Është një kampionat shumë i vështirë, të cilin e kam pëlqyer gjithmonë bashkë me futbollistët që luajnë këtu. Por është shumë i lodhshëm, të konsumon fizikisht dhe nëse vazhdoj të luaj edhe për pesë apo gjashtë sezone të tjerë, mbase më pas mund të kem probleme fizike”, ka pohuar ish-kapiteni i Atletiko Madridit, duke lëshuar sinjale “dashurie” për Rafa Benitezin, i cili me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Juventusit.
“Nëse Rafa nuk do të ishte këtu, unë nuk do të kisha ardhur kurrë. Më ka mësuar shumë dhe më ka ndihmuar të shkoj deri në kufijtë e mi, duke u bërë futbollisti që jam sot”, nënvizoi sulmuesi spanjoll.