25 prill 2010

Trepça dhe Hysi kthehen me tri pikë

Te nderuar vizitor te web faqes GRANDEJUVE.TK ju informojm se tek TEMA: "ARKIVA SPORTIVE" mund te informoheni mbi Rezultatet nga Serie A, Champions League, Europa League, Kategoria Superiore e Shqiperise, Raiffaisen Super Liga e Kosoves, Liga e Pare e Kosoves, Bundesliga Gjermane, Premier Liga, Division - Kampionati Spanjoll, po ashtu edhe rezultatet nga Liga e Pare e Frances..

Ne vashdim Futbolli Kosovar dhe Shqipetar ne LAJME NEWS


Futbollistët e Ferizajt me humbjen në Prizren futen në zonën e rrezikshme, ndërsa Kosova e Vushtrrisë mundet sërish në shtëpi.

Skuadra e futbollit Trepça nga Mitrovica nuk ka të ndalur, kësaj here ka fituar me rezultat 2:1 në derbin e fqinjëve në Vushtrri kundër Kosovës, në ndeshjen e javës së 26-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Trepça ashtu siç kishte paralajmëruar edhe arriti që të importojë tri pikë nga Vushtrria, pikët të cilat mbajnë bindshëm në kreun e tabelës. Trepça kryeson tabelën me 47 pikë dhe ka gjashtë pikë më shumë se i dyti KEK-u. Nga ardhja në krye të Trepçës e kryetrajnerit Gani Sejdiu loja e Trepçës po bëhet gjithnjë e më mirë dhe gjasat për ta fituar titullin janë të mëdha. Nga ana tjetër, skuadra e Kosovës së Vushtrrisë ka pasur një nismë të mirë në pranverë, por në tri ndeshjet e fundit diçka nuk iu shkon ashtu si dëshirojnë. Humbja e radhës në shtëpi ka prurë këtë skuadër në pozitë të pavolitshme për mbetje në ligë. Kosova me 25 pikë zë vendin e 11-të në renditjen e tabelës, pozitë e cila nuk siguron mbetjen në shoqërinë e tanishme. Skuadra e Hysit është këndellur tashmë dhe shënoi fitore me rezultat 2:1 në Prishtinë kundër Flamurtarit. Futbollistët e Hysit ishin më të mirë dhe importuan tri pikë, të cilat e mbajnë në hap për titullin e kampionit. Arbnor Morina, kryetrajner i Hysit në dy ndeshje prej se e ka marrë postin shënoi po aq fitore dhe premton një rikthim sensacional të Hysit në kreun e tabelës. Flamurtari më këtë humbje konfirmoi se nuk është skuadër që mund të luftojë për titull. Pavarësisht humbjes, Flamurtari është skuadër që ka befasuar deri më tash me lojëra të mira. Ferizaj futet në zonën e rrezikshme për rënie nga liga. Humbja në Prizren me rezultat 2:0 nga Liria e ka fundosur këtë skuadër në vendin e nëntë, që ka vetëm 31 pikë dhe vetëm tri pikë janë larg vendit të dhjetë, të cilën e mban skuadra e Vëllaznimit. Liria dëshmoi lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj arkëtoi tri pikë të pritura ndaj Ferizajt që ka krizë të lojës. Përderisa Ferizaj është mposhtur, Vëllaznimi ka fituar kryendeshjen e Dukagjinit, duke e mundur me rezultat 1:0 Besën e Pejës. Kryetrajneri Ajet Shosholli ka arsye që t’i gëzohet kësaj fitore pasi ka mundur një rivalë shumë të fortë siç janë pejanët. Besa me humbjen në Gjakovë ka zbehur gjasat për titullin e kampionit, megjithëse ka ende shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Pejanët me gjithë përpjekjet që të kthehen të pamposhtur ka qenë shumë vështirë, pasi Vëllaznimi luajti shumë mirë dhe ndali të tri pikët në shtëpi. Vëllaznimi renditet në vendin e dhjetë me 28 pikë, ndërsa Besa e pesta me 39 pikë. Gjilani me mund të madh shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër KEK-ut. Gjilanasit arritën pikët e shpresës për mbetje në ligë, megjithatë do të kanë shumë vështirë deri në fund që të shmangen nga pjesa e poshtme. KEK-u që është në vendin e dytë me 41 pikë me gjithë angazhimin nuk arriti që të kthehet me një pikë të paktën. Në përgjithësi luftë e paqartë po zhvillohet në dy fronte: njërën për titullin e kampionit e tjetra për ekzistencë.

Superliga Rezultatet

Drenica-Prishtina 1:0
Liria-Ferizaj 2:0
Flamurtari-Hysi 1:2
Vëllaznimi - Besa 1:0
Kosova (V)-Trepça 1:2
Gjilani-KEK-u 2:1

Tabela

1. Trepça 26 12 8 5 37:22 47
2. KEK-u 26 11 8 7 41:25 41
3. Hysi 26 12 4 10 43:32 40
4. Liria 26 11 7 8 31:25 40
5. Besa 26 11 6 9 30:21 39
6. Flamurtari 26 10 9 7 34:31 39
7. Prishtina 26 11 6 9 29:27 39
8. Drenica 26 10 6 10 28:38 36
9. Ferizaj 26 9 5 12 20:32 31
10. Vëllaznimi 26 8 4 14 25:36 28
11.Kosova 26 6 7 13 19:33 25
12. Gjilani 26 5 9 12 25:41 24

Në javën e 27-të, me 28 prill takohen: Ferizaj-Drenica, Prishtina-Kosova, Trepça-Vëllaznimi, Besa-Gjilani, KEK-u-Flamurtari dhe Hysi-Liria.

Rezultatet nga LIGA e PARE

Trepça ’89-Sharri 3:1
Llapi-Drita 2:1
Ulpiana-Feronikeli 3:2
Rahoveci-Gjakova 3:4
Ballkani-Lepenci 3:0
Ramiz Sadiku-Besiana u ndërpre
2 Korriku-Fushë Kosova 0:0

Tabela

1. Trepça ’89 24 19 0 5 50:18 57
2. Ballkani 24 18 3 3 48:16 57
3. Besiana 23 14 4 5 38:20 46
4. Fushë Kosova 24 14 4 6 35:16 46
5. Sharri 24 11 3 10 32:32 36
6. Llapi 24 11 4 9 28:35 37
7. Rahoveci 24 10 4 10 32:37 34
8. Istogu 23 9 4 10 27:25 31
9. 2 Korriku 24 7 8 9 32:38 29
11. Lepenci 24 8 4 12 34:33 28
10. Ferronikeli 24 8 4 12 36:47 28
12. Ulpiana 24 8 3 13 21:34 27
13. Drita 24 7 5 12 37:43 26
14. Gjakova 24 8 1 15 29:47 25
15. Ramiz Sadiku 23 6 4 13 28:37 22
16. Vull. i UÇK-së 23 3 3 17 23:48 12

Në javën e 25-të, me 28 prill takohen: 2 Korriku-Trepça ’89, Istogu-Ramiz Sadiku, Besiana-Ballkani, Lepenci-Rahoveci, Gjakova-Ulpiana, Ferronikeli-Llapi, Drita-Sharri. Fushë Kosova është e lirë.

KATEGORIA SUPERIORE - Tirana e “kap” vendin e tretë

Skuadra e Tiranës mezi ka mposhtur me rezultat 1:0 autsajderin e ligës, Gramozin e Ersekës, në ndeshjen e javës së 30-të të Kampionatit të Shqipërisë në futboll. Një fitore e mundimshme, por me mjaft vlera, e cila e kaloi në vendin e tretë të renditjes së tabelës, që në fund të kampionatit siguron një vend në garat evropiane. Dinamo e Tiranës qysh javën e kaluar e ka siguruar praktikisht titullin e kampionit, ka luajtur në Peqin pa ndonjë ngarkesë kundër Shkumbinit. Dinamo pësoi humbje minimale me rezultat 1:0, por mbetët në epërsinë e lartë të pikëve ndaj përcjellëve të saj. Shkumbini më këtë fitore renditet në vendin e pestë me 42 pikë, por gjasat për vend të tretë i ka teorike. Ballafaqimi kryesor i kësaj jave është zhvilluar në mes Laçit dhe Besës së Kavajës. Laçi pas disa javësh të shkëlqyeshme, papritur është mundur në shtëpi nga Besa me rezultat 1:0. Besa më këtë fitore ka forcuar pozitën e dytë me 49 pikë, por që vazhdimisht është në presion të Tiranës. Besën do të presin punë të vështira deri në fund për vend të dytë, pasi Tiranën e ka në bisht me vetëm dy pika pas. Teuta dhe Skënderbeu luajtën pa gola. Te dy skuadra luftojnë për mbetje në elitën e futbollit shqiptar. Vllaznia e Shkodrës nuk arriti më shumë se barazim në shtëpi me Flamurtarin e Vlorës, duke luajtur baras 1:1. Vllaznia me barazimin që arriti para shikuesve edhe më tutje është në zonën e të rrezikuarve, ndërsa Flamurtari paksa është më i qetë. Apolonia nga Fieri shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Kastriotit. Apolonia shmanget nga fundi i tabelës, ndërsa Kastrioti futet në thellësi. Kastriotin e pret punë e zorshme për mbetje në ligë, sikurse edhe Apolonin, Teutën, Skënderbeun e Vllazninë. Sa afrohet fundi i kampionatit shqiptar aq më interesant bëhet lufta si për vend të dytë e të tretë po ashtu edhe cila skuadër do t’i shpëtojë largimit nga elita. Një dihet: Dinamo është kampion, ndërsa Gramozi veç është përshëndetur nga liga.

Rezultatet

Shkumbini-Dinamo 1:0
Laçi-Besa 0:1
Tirana-Gramozi 1:0
Teuta-Skënderbeu 0:0
Apolonia-Kastrioti 2:1
Vllaznia-Flamurtari 1:1

Tabela


1. Dinamo 30 18 4 8 48:32 58
2. Besa 30 14 7 9 32:24 49
3. Tirana 30 14 5 11 32:27 47
4. Laçi 30 12 9 9 30:25 45
5. Shkumbini 30 12 6 12 28:27 42
6. Flamurtari 30 11 8 11 37:34 41
7. Vllaznia 30 11 7 12 31:36 40
8. Teuta 30 11 6 13 28:36 39
9. Apolonia 30 10 8 12 36:38 38
10. Skënderbeu 30 10 8 12 36:37 38
11. Kastrioti 30 11 6 13 29:33 36
12. Gramozi 30 5 8 17 17:35 23