Juventusi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e Rafa Benitezit në Olimpico të Torinos, pasi që Juventusi ka arritur marrëveshje me agjentin e Benitez.
Sipas Tuttosport, Bettega dhe agjenti i Benitezit, Manuel Quillon Garcia, janë takuar të hënën në Monte Carlo ku arritën marrëveshje verbale për kontratë trevjeçare dhe se tani ka mbetur të bindet vetëm Liverpooli.
Në ndërkohë, La Stampa shkruan se me ardhjen e Benitezit te Juventusi, shembullin e tij do ta ndiqnin edhe Fernando Torres, Javier Mascherano, Dirk Kuyt dhe Martin Skrtel.
Sipas kësaj gazete, Torres do të largohej nga Liverpooli, por për hiç më pak se 70 milionë euro.