Sipas mediave në Itali, ekipi i Juventusiut dëshiron të angazhojë dy futbollistët francez Karim Benzema dhe Joan Gourcuff.
Zonja e Vjetër është duke u përgatitur për rikonstruktim të ekipit gjatë kësaj vere, pasi ata kanë një sezon të vështirë të cilin e filluan me ambicie për të qenë kampionë dhe tash përballen me luftë për pozitën e katërt.
Corriere dello Sport shkruan se Juventusi është duke e përcjellë sulmuesin e Real Madridit si dhe mesfushorin e Bordeaux.
Benzema ka pasur një sezon dëshpërues në Real dhe mediat paralajmërojnë se ai mund të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit. Për sulmuesin janë të interesuar edhe Manchester United dhe Milan.
Joan Gourcuff po ashtu është lidhur me një rikthim në Itali, pas shkëlqimit të tij me Bordeaux. Megjithatë transferimi i tij nuk do të jetë aspak i vështirë, pasi Bordeaux nuk do të pranojë asnjë ofertë më të vogël se 25 milionë euro, sa thonë klauzula e tij.
Nëse Juve arrin të angazhojë trajnerin e Bordeaux, Lorent Blanc, transferimi i mesfushorit francez do të jetë më i lehtë.