Portieri standard i Juventusit, Gigi Buffon, pritet që t’u rikthehet fushave të blerta të dielën.
Sipas Tuttosport, Buffon është në dispozicion të Zaccheronit dhe do të fillojë nga minuta e parë ndaj Cagiliarit në Olimpico të Torinos.
Buffon për herë të fundit luajti më 21 shkurt në fitoren 2-1 ndaj Bolognas dhe mungoi për më shumë se një muaj, duke bërë skuadrën e tij të ndjejë mungesën për shkak se Manninger dhe Chimenti dështuan të impresionojnë.
Rikthimi i Buffon vjen në momentin më të mirë për Juventusin pasi që armata Bianconere është e përfshirë në luftën për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve