Pas spekulimeve rreth largimit të mesfushorit të Juventusit, Mauro Camoranesi, agjenti i lojtarit ka konfirmuar sot se Camoranesi është i gatshëm që të bisedojë me klubin rreth vazhdimit të kontratës.
“Gjatë mesjavës së ardhshme unë do të kthehem në Itali,” tha Sergio Fortunato për Tuttojuve.
“Ka mundësi rreth vazhdimit të kontratës për edhe një vit. Unë kam biseduar me Alessio Seccon dje dhe kemi rënë dakord që të takohemi kur të kthem në Itali.”
Shpresojë që të arrijmë një marrëveshje, edhe pse ka laternativa, dëshira e Mauros është që të qëndrojë në Juventus.”
Argjentino-Italiani Camoranesi është lidhur më parë rreth një transferimi në drejtim të skuadrës Franceze, Marseille, mirëpo pas këtyre deklaratave të fundit duket sikur ai do të qëndroi në Torino.
“Familja e tij ka dëshirë që të qëndrojë në Torino,” vazhdoi Fortunato.
“Ne do të dëshironim që të vazhdojmë kontratën para Kupës së Botës që të ketë mundësi Camo të luaj lirshëm në Afrikë.” Përfundoi ai.