14 prill 2010

Lippi monitoron Amaurin

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi do të përcjellë sulmuesin e Juventusit, brazilianin Carvalho Amauri, para publikimit të listës për kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010", shkroi të martën agjencia e lajmeve AFP. Amauri 29-vjeçar në fillim të kësaj jave e ka marrë shtetësinë italiane dhe ka të drejtë të luajë për Italinë. "Duke nisur nga dita e hënë kam filluar të vëzhgoj Amaurin, por askujt nuk mund t'i garantoj se e ka vendin e sigurt në Përfaqësuese", ka thënë Lippi.