Avokatët e Moxhit do të zbulojnë përgjimet e reja, që nuk u përfshinë nga hetimet e deritanishme
Seanca e 13 prillit do të nxjerrë në pah telefonatat e pabotuara deri tani
Data 13 prill pritet me padurim si e vërteta për “Calciopoli”-n. Në atë audiencë mbrojtja e Luçiano Moxhit do të paraqesë në sallë përgjimet, që po dalin këto ditë dhe që shikojnë të përfshirë Interin. Bëhet fjalë për përgjime, që nuk janë bërë në të njëjtën kohë, por që nuk ishin përfshirë në gjyqet e deritanishme. Por interesi është përqendruar i gjithi tek avokatët e Moxhit, që kanë nxjerrë në pah një seri telefonatash që edhe pse janë transkriptuar nga hetuesit, nuk janë përfshirë në hetime. Telefonatat u referohen, mes të tjerash, bisedave me ish-shefin e gjyqtarëve, Paolo Bergamo, nga ana e presidentit të Milanit dhe të Lega Calcio, Galiani, presidentit të Interit, Morati, ish-drejtuesit zikaltër, Xhiakinto Faketi, ish-drejtuesit milanist, Meani (të pandehur në këtë proces) dhe presidentit të Kaljarit, Çelino. Mes telefonatave të tjera të përgjuara edhe disa biseda me ish-gjyqtarin dhe aktualisht e arbitrave, Kolina dhe me ish-shefin e asistentëve, Mazzei. Juventus bën thirrje për një rigjykim të çështjes, FIGC është gati të hapë një hetim të ri. Moxhi flet që prej disa vitesh për implikime dhe tentativa është e qartë: t’i përziejë të gjithë në këtë dallavere dhe të mbështetet më pas te teorema shumë e dashur për të, të gjithë fajtorë, ose asnjë fajtor. Një objektiv tashmë është arritur: i ka përzier të gjithë në këtë dallavere. Nga njëra anë janë përgjimet, në të cilat Faketi kërkon gjyqtarin më të mirë dhe anësorin më të mirë për superndeshjen Inter-Juventus dhe i thotë se De Santisit, që drejtuesi i UEFA Gaggs i çon të fala; pastaj është Morati, i cili është marrë në telefon nga Bergamo dhe ka lavdëruar arbitrin e Samp-Inter. Përshtypja që krijohet, është se dizenjuesi i gjyqtarëve, i cili synonte një rikonfirmimi të 250 mijë eurove në vit, kërkonte të dukej i mirë. Duhet thënë se sjellja e Interit është e dënueshme, sepse rregullorja i ndalon bisedimet dhe kontaktet mes drejtuesve të klubeve dhe gjyqtarëve. Të shikojmë se çfarë është konstatuar nga ana e Juventusit: Moxhi, i cili për të folur më lirshëm, kishte furnizuar zyrtarët që përcaktojnë gjyqtarët me skeda telefonike zvicerane; gjyqtari Paparesta u mbyll si ndëshkim në dhomat e zhveshjes në Rexhio, kërkesat për falje të drejtorit të përgjithshëm të Juventusit. Telefona akoma edhe më komprometuese, pa marrë parasysh se Xhiraudo është dënuar tashmë me 3 vite për krijimin e organizatës kriminale.
Dukë bërë përmbledhjen: të dyshuarit kundër të dënuarve. Është e drejta e Juventusit t’i kërkojë drejtësisë sportive në trajtim të njëjtët për të gjithë, por kjo nuk do të thotë se të gjithë janë fajtorë në të njëjtën mënyrë dhe se ajo që ka ndodhur deri tani nuk vlen fare.