21 shkurt 2011

Xhuzepe Marota: Pirlo na intereson

Xhuzepe Marota është gjithnjë aktiv në merkato, edhe pse Juventusi i tij po bën një ecuri jo të mirë në këtë sezon, pasi të dielën është mundur 0-2 në Leçe.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit ka folur në lidhje me tratativat e tij të ardhshme: “Jemi shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare për rinovimin e Del Pieros, njërit prej ikonave të Juventusit të këtyre 20 viteve të fundit.

Ndërkohë që po mendojmë edhe për përforcimin e skuadrës me blerje të reja. Për Pirlon po interesohen skuadra të mëdha, por ne duhet të pranojmë se jemi të interesuar për blerjen e tij, edhe pse më duhet të pranoj se për momentin nuk kemi kontaktuar asnjë prej menaxherëve të tij”, - pohon drejtori i Juves.