28 shkurt 2011
Juventusi, në verë vjen Capello ose Spalleti
Juventusi do të zgjedhë një trajner të ri midis Spalleti-t dhe Capello-s në fundin e sezonit, por deri atëherë, Delneri do të ruajë vendin e tij, pavarësisht rezultateve që do të arrihen.
”La Gazzetta dello Sport”, në një artikull të publikuar gjatë pasdites, hodhi poshtë ato spekulime, në bazë të të cilave rezultati i ndeshjes së javës së ardhshme kundër Milanit do të jetë vendimtar për vazhdimin e trajnerit.
”Është normale që Gigi të jetë në testim”, deklaroi drejtori sportiv i klubit, Beppe Marotta, pas humbjes befasuese me Bologna-n, një humbje e ardhur brenda për torinezët.
Megjithatë, Marotta konfirmoi vazhdimin e trajnerit, pas një bisede të hapur me të, gjatë së cilës, sipas gazetës, e pyeti konkretisht në mendonte se mund të vazhdonte ende në drejtimin e klubit.
Me përjashtim të ndonjë zhvillimi të papritur, Delneri duhet të qëndrojë deri në fundin e sezonit, por nuk do të vazhdojë më shumë, me përjashtim të mundësisë gjithmonë e më të largët të arritjes së vendit të katërt dhe kualifikimit në Champions League.
Alternativa e përfolur e Pavel Nedved do të marrë jetë vetëm nëse trajneri do të shkarkohet përpara përfundimit të sezonit, por “burime” i thanë gazetës se në çdo rast, klubi nuk dëshiron të rrezikojë me një trajner të papërvojë.
Për këtë arsye, gjithmonë preferohet qëndrimi i Delnerit, ndërsa punohet për afrimin e Capello-s dhe Luciano Spalletti-t. Në rast se për ndonjë arsye, asnjëra prej këtyre dy alternativave nuk do të realizohet, atëherë pritet që Juventusin t’a drejtojë Antonio Conte. /JUVENEWS.TK/