23 shkurt 2011

Trezege në Fenerbahçe

Sulmuesi i Herkulesit, francezi David Trezege gjatë verës mund të transferohet në Turqi.

Sipas “Cadena Ser”, ish-sulmuesi i Juventusit, kërkohet nga skuadra turke, Fenerbahçe.

33-vjeçari këtë sezon me skuadrën spanjolle, Herkules, ka shënuar dhjetë gola dhe është një nga lojtarët kryesor të këtij klubi.

Skuadra turke është duke menduar që të përgatisë ofertën për francezin, të cilën drejtuesit e Fenerbahçes synojnë ta sjellin në Stamboll gjatë kësaj vere.
/JUVENEWS.TK/