Portieri legjendar i Juventusit dhe i kombëtares italiane Dino Zoff në ditën e ditëlindjes së tij, flet për mikrofonat e “Radio Sportiva” rreth situatës së vështirë që po përjeton Juve këtë muajin e fundit.
Zoff beson akoma në një Juventus që mund të luftojë për vendin e 4-ërt :” Pas ndeshjes me Interin u duk një Juventus i shëruar.Nuk është e thënë që nuk do të mund të arrij vendin e 4-ërt, por do të jetë shumë i rëndësishëm reagimi i tyre pas humbjeve të fundit”- tha Zoff.
Del Neri? :
”Unë mendoj se pavarësisht gjithckaje, ai do të mund të punojë i qetë edhe pse kur rezultatet nuk vijnë, një gjë e tillë bëhet shumë e vështirë. /Juventus-Fans/