23 shkurt 2011

Martinez: Një zhgënjim 12 milonësh

El Malaka ka qënë nga të paktit lojtarë që është blerë përfundimisht nga Juventusi këtë verë. Del Neri kërkoi një mesfushor krahu cilësor dhe Marotta nuk u mendua dy herë për të blerë lojtarin e Catanias, edhe pse ai luante si sulmues i dytë dhe jo si mesfushor krahu.

Në 26 ndeshje kampionati, Martinez nuk është aktivizuar as 10 ndeshje (3 nga të cilat titullar) si pasojë e dëmtimeve të shumta. Kur mendohet se për Krasic u shpenzua vetëm 15 milion euro, atëhere shifra prej 12 milionësh e paguar për Martinez duket e tepruar.

El Malaka duhet të tregojë me cdo kusht vlerat e tij të vërteta këto 12 ndeshje të mbetura dhe duket se në ndeshjen e rradhës kundër Bologna do të ketë mundësinë që të ripaguajë pritshmërinë e tifozave.
/JUVENEWS.TK/