Sa do t’i kushtonte Juventus një mospjesmarrje e mundshme në Champions League këtë vit? Shumëkush mund të thotë se humbja do të jetë e ngjashme me atë të vitit që shkoi, por nuk është ekzaktësisht kështu.
Me stadiumin e ri që po ndërtohet, humbjet e shoqërisë bardhezi mund të jenë akoma më të mëdha. Kështu raporton e përditshmja torineze “Cronaca Qui”. Nëse Juve nuk do të arrinte një kualifikim në edicionin e ardhshëm të Champions do të kishte humbje minimale prej 20 milion eurosh.
Kompeticioni më i rëndësishëm kontinental sjell minimalisht 7-8 milion euro shtesë në rast kualifikimi në tetëshe. Këtyre u shtohen edhe të drejtat televizive të cilat dyfishojnë këtë shifër. Kjo shumë shkon në 30 milion euro, në mos më shumë, duke patur parasysh që stadiumi i ri do të ketë 40.000 vende dhe jo më 28.000 si stadiumi aktual “Olimpico”. /JUVENEWS.TK/