23 shkurt 2011

Juve rikthehet kah Elia

Juventus po rikthehet tek objektivi i saj i dëshirave.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar holandez të Hamburg, Eljero Elia (24). Holandezi ishte një hap larg Zonjës së Vjetër por cmimi prej rreth 15 milionësh bëri që drejtuesit e Juventus të tërhiqeshin.

Sipas 4-4-2.com, Juventus po rikthehet me prepotencë për të siguruar shërbimet e tij, sidomos tani që cmimi i tij ka zbritur. Juventus po përgatit ofertën e rradhës dhe në verë pritet lajmi përfundimtar rreth të ardhmes se Elia. /Juventus-Fans/