26 shkurt 2011

Agjenti i Van der Wiel: “Juve? Të shohim në verë, City nuk na ka kontaktuar”

Zërat e vazhdueshëm për një interesim të fortë të City për Gregory Van Der Wiel, mbrojtës i djathtë hollandez i Ajax dhe i kombëtares kanë frikësuar Juventusin. Ekipi bardhezi që është prej kohësh në ndjekje të hollandezit merr lajme nga menaxheri i tij, Hakim Slimani që i kontaktuar nga Calciomercatoëeb.it deklaron:”

Momentalisht nuk ka asgjë sepse asnjë nga City nuk na ka kontaktuar. Deri më tani është cdo gjë e bllokuar dhe do të presim verën. Gregory ka një kontratë deri në 2013 dhe mendoj se largimi i tij në verë do të ishte fitimprurës si për të ashtu edhe për klubin që do të arkëtonte më shumë para nga shitja e tij këtë vit sesa në vitet në vazhdim. Deri tani nuk kemi oferta nga Juventus, por ekipet e mëdha si ai torinez janë pista të preferuara nga hollandezi.
/JUVENEWS.TK/