
“Kampionati që më tërheq më shumë është ai spanjoll dhe Barcelona është një ekip fantastik. Juventusi interesohet për mua? Nuk di gjë, por gjithmonë është kënaqësi kur mëson se një ekip i madh interesohet për ty.
Që i vogël e kam ndjekur Juventusin, sepse Zidane ishte miti im dhe ëndërroja që një ditë të vishja atë fanelë. Del Piero pastaj është një kampion unik dhe kush nuk do të donte që të luante përkrah tij”, ka thënë sulmuesi për sportiven torineze. Gameiro ndiqet nga një sërë klubesh të rëndësishme në Europë, mes të cilave edhe Barcelona, Inter, Milan etj. /Juventus-Fans/