23 shkurt 2011

Juve është shumë pranë Taiwo

Sipas burimeve të RMC, Juventus ka parakaluar Milan, Liverpool, Manchester Utd, Tottenham dhe spanjollët e Benfica, në garën për të marr shërbimet e mbrojtësit të majtë të Marseille Taye Taiwo(25).

Nuk është ndonjë risi fakti që Zonja e Vjetër është në kërkim të 2 mbrojtësve të aftë për krahët e mbrojtjes. Vendosja e Chiellini në të majtë është e përkohëshme dhe vjen si pasojë e mungesës së lojtarëve të aftë, të cilët të mund të mbulojnë në mënyrë efikase atë rol.

Marotta është i vetëdijshëm se kjo situatë duhet përmirësuar dhe duket se ka bërë ofertën më të lartë për të siguruar mbrojtësin e Marseille, i cili është në skadencë kontrate këtë verë. /Juventus-Fans/