23 shkurt 2011

Anjeli kërkon të rikthejë Kapelon te Juventusi

Humbja me Leçen ka rihapur një “plagë” që te Juventusi mendonin se ishte mbyllur. Ndërkohë, fjalët e Andrea Anjelit nuk kanë shërbyer për të qetësuar situatën. Presidenti i ka lënë edhe një vit afat për arritjen e rezultateve: në të kundërt do të merren masa.

Ndryshimi do të nisë nga stoli, të cilin numri një i klubit bardhezi ëndërron t’ia besojë Fabio Kapelos. Anjeli është mjaft i lidhur me trajnerin e Kombëtares angleze, prej periudhës kur ai punonte në Torino dhe kur skuadra që kishte ndërtuar, i kishte vetëm një “kafshatë” të gjithë rivalët në Serinë A. E kujton kur i qëndronte përkrah, i shoqëruar nga “triada”.

E cilëson njeriun e duhur për “Zonjën e Vjetër” në aspektin teknik dhe mbi të gjitha prej karakterit. Për momentin, Luixhi Delneri ka marrë mbështetje të plotë, por nëse Juventusi nuk ngjitet në klasifikim, situata do të ndryshojë. Objektivi është të fitohet një trofe përpara mbylljes së vitit të ardhshëm, në të kundërt nis plani “Kapelo”, që largohet nga Anglia pas Euro 2012. /JUVENEWS.TK/